Në emrin shqip e përmban fjalën borë, si edhe në gjuhë tjera dhe në emrin shkencor Galanthus nivalis L. Emri latin i gjinisë Galanthus (greq. gala – qumësht, anthos – lule) dhe i llojit nivalis (borë i bardhë) tregon për bardhësinë e lules apo se fillon të rritet edhe kur ende ka borë.
Lulebora është bimë barishtore shumëvjeçare nga familja Amaryllidaceae. Kërcyelli është vertikal, rritet deri në lartësi prej 20 cm me gjethe të bashkuara rrafshore me gjatësi deri 9 cm, te gjera rreth 0,5 cm. Kërtolla është e madhe deri 1,5 cm. Lulja e bardhë e përkulur rritet në maje të kërcellit njëkohësisht me gjethimin, ka aromë të këndshme ndonëse të dobët.
Reviews
There are no reviews yet.